Dua Lipa nga albumi i saj, rriti të ardhurat e një kompanie të njohur me një shumë të madhe parash

Mediale Vip

Dua Lipa nga albumi i saj, rriti të ardhurat e një kompanie të njohur me një shumë të madhe parash

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 15:29
Dua Lipa

Albumi i saj u publikua në fillim të pandemisë dhe ndihmoi të ardhurat e firmës të rriteshin në 14 milion euro.

Shitjet e albumit të Dua Lipa’s vitin e kaluar kontribuan në fitimet e krahut irlandez të gjigandit të muzikës ‘Warner Music’ duke i dyfishuar fitimet në 1.8 milion euro.

Albumi global u publikua në fillim të pandemisë Covid-19 në mars të vitit të kaluar dhe ai kontribuoi në të ardhurat në Warner Music Ireland Ltd duke u rritur me 14.75 përqind nga 12.37 milion në 14.2 milion euro në 12 muajt deri ka fundi i shtatorit të kaluar.

Rritja e të ardhurave rezultoi në fitime para tatimit në rritje me 82 përqind nga 990 mijë euro në 1,8 milion euro vitin e kaluar.

Lista e artistëve ndërkombëtarë të etiketës muzikore përfshin gjithashtu Coldplay dhe Ed Sheeran dhe sipas raportit vjetor rritja e të ardhurave ishte “kryesisht për shkak të rritjes së transmetimit të muzikës”.

“‘Warner Music Ireland’ po përqafon spektrin e mundësive të paraqitura nga teknologjia dixhitale për të thelluar lidhjen midis adhuruesve dhe artistëve”, tha raporti,

Në lidhje me zhvillimet e ardhshme të kompanisë, raporti tha se “krijimi dhe zhvillimi i modeleve të reja të biznesit për të përshpejtuar transformimin e saj të biznesit mbetet një domosdoshmëri kryesore strategjike”.

Kompania regjistroi fitime pas taksave prej 1.54 milion euro pasi kishte paguar taksën e korporatës prej 253 mijë euro.

Një ndarje e të ardhurave tregon se shitjet e drejtpërdrejta u rritën me 17 përqind në 13.2 milion euro ndërsa të ardhurat nga honoraret dhe tarifat e licencës ranë 6% nga 1.02 milion euro në 960 milion euro.

Numrat e punësuar nga kompania u rritën nga 11 në 12 ndërsa kostot e personelit u rritën nga 949 mijë euro në 990 mijë euro

Pagesa për drejtorët, përfshirë kontributet e pensioneve u rrit nga 368 mijë euro në 376 mijë euro.

Në fund të shtatorit të kaluar, kompania kishte grumbulluar fitime prej 4.63 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat