Aktori paguan gjobë të majme për ngacmim seksual

Mediale Vip

Aktori paguan gjobë të majme për ngacmim seksual

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 00:57
James Franco

Aktori James Franco ka pranuar që të paguajë 2.2 milionë dollarë për të zgjidhur një çështje ligjore, nën të cilën yllin akuzohej për sjellje të pahijshme seksuale.

Sarah Titer-Kaplan dhe Toni Gaal, që ishin në shkollën e aktrimit “Studio 4” tashmë të shuar të Francos, kanë paditur aktorin në Los Angeles gjatë tetorit të 2019-s. Ato kanë pretenduar se aktori i kishte ngacmuar seksualisht.

Avokatët e Francos më parë i kishin përshkruar pretendimet si “të rreme dhe nxitëse”. Padia ka pretenduar gjithashtu se ai e ka keqpërdorur pozitën e tij dhe dhënë premtime për role në filmat e tij.

Në këtë rast, studentet kanë pretenduar se ishin viktima të mashtrimit për të paguar shkollën e aktrimit, ndërsa ishin bërë objekt i frikësimit.

Në shkurt u raportua se Franco, Titer-Kaplan dhe Gaal kishin arritur kompromis, porse hollësitë e sakta u publikuan vetëm të mërkurën. Në regjistrat gjyqësorë lidhur me çështjen thuhet se zgjidhja e propozuar tani do të vihet përpara një gjykatësi, i cili do të vendosë nëse do ta miratojë atë apo jo. Nëse nënshkruhet, Tither dhe Kaplan do të marrin nga 670.500 dhe 223.500 dollarë respektivisht, shumë kjo do të zbritet kur zbatohen tarifat e avokatëve.

Gaal do të marrë 223.500 dollarë, ndërsa 74.500 dollarë do t’i ndajë për të paguar avokatët. Pjesa e mbetur do të ndahet mes studenteve të tjera që ishin të përfshira në rast, minus tarifat e mëtejshme ligjore.

Marrëveshja zbatohet gjithashtu për kompaninë e prodhimit të Francos, “Rabbit Bandini” dhe dy partnerët e tij të biznesit, Vince Jolivette dhe Jay Davis.

Nëse një gjykatës e nënshkruan marrëveshjen, atëherë të gjitha palët do të lëshojnë një deklaratë të përbashkët në të cilën Franco do të vazhdojë t’i mohojë akuzat.

Kur pretendimet dolën në shesh për herë të parë, Franco kishte thënë se janë të pasakta.

Franco është i njohur posaçërisht për punën e tij me Seth Rogenin, përfshirë në filmat si “Sausage Party”, “The Interview” dhe “This Is The End”. Franco ka qenë edhe regjisor i filmave “The Disaster Artist”, “Sal” dhe “Zeroville”, në të cilët ka luajtur edhe Rogeni.

Franco ishte nominuar për çmimin e aktorit më të mirë në “Oscars” më 2011, rreth rolit të tij në filmin me regji të Danny Boylet, “127 Hours”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat