Përse Xhensilës i vërsulen njerëzit ?

Mediale Vip

Përse Xhensilës i vërsulen njerëzit ?

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 23:18
Xhensila

Bashkëpunimi i Lumi B me Xhensilën në këngën “Prit Pak” duket se po korr sukses. Deri më tani, numëron më shumë se 4 milionë klikime dhe mund të konsiderohet si një nga hitet e verës. Megjithatë, referuar komenteve të shumta në Youtube, për një pjesë të njerëzve, diçka në këngë është ndryshe – Xhensila.

Përpos komenteve që komplimentojnë pamjen dhe zërin e saj, që duhet thënë se janë të shumta, ka edhe komente të tjera, po ashtu të shumta në numër, që vënë në dukje praninë e autotune dhe/ose pamjen e re të Xhensilës.

Ndalemi fillimisht te autotune (procesor audio që ndryshon performancën vokale). “Kënga e bukur, por pse e ke modifikuar zërin kështu?” pyet dikush. “Nuk dua të dukem e keqe, por kjo këngës nuk të shkon fare Xhensila, ti e ke zërin yll, nuk ke nevojë për autotune,” shkruan një tjetër. “Unë e dëgjoj gjithmonë Xhensilën, por këtë herë e ka prishur zërin. Nuk tingëllon fare mirë,” lexohet në një tjetër koment.

Përveç zërit, shumë komentues nuk pajtohen me pamjen e këngëtares. Ata e konsiderojnë atë ndryshe, më ektravagante se zakonisht. Sipas tyre, ajo po “zhvishet” më shumë “se ç’janë mësuar ta shohin”. Duhet thënë që në këngë, Xhensila shfaqet më provokuese, aspak e ekzagjëruar, por gjithsesi shumë ndryshe nga paraqitja e saj e zakonshme nëpër videoklipe.

Ja një përmbledhje me disa nga veshjet ndër vite nëpër këngë:

“Çelsi i zemrës” – 

2017

“Sekreti im” – 2019

“Paris” – 2019

Me një pamje disi më ndryshe nga më sipër, Xhensila u shfaq në këngën “Panorama”.

Ndërsa në këngën me Lumi B:

Ndoshta ky moment përbën një fazë të re për karrierën e Xhensilës, që kërkon të shkëputet disi nga imazhi i mëparshëm. Njerëzit ndryshojnë dhe mirë bëjnë. Në rastin në fjalë, duhet që ose publiku të mësohet, ose Xhensila të rikthehet te pamja që njerëzit janë mësuar më parë. Ekziston edhe mundësia që këngëtarja të vazhdojë me stilin e ri, pa pëlqimin e publikut, por kjo duket disi me rrezik.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat