Harry flet për herë të parë për vogëlushen e familjes, Lilibet Diana

Mediale Vip

Harry flet për herë të parë për vogëlushen e familjes, Lilibet Diana

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 17:54
Princi Harry

Në muajin qershor, Meghan Markle dhe Princi Harry u bënë prindër për herë të dytë. Çifti u bekuan këtë herë me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Lilibet Diana.

Ndërkohë Princi Harry ka folur për herë të parë për eksperiencën si baba i dy fëmijëve. Gjatë eventit të WellChild Awards, Harry e ka krahasuar jetën e re me një lojë zhonglerësh.

Princi është shprehur se ai dhe Meghan janë me shumë fat, sepse Lilibet është një fëmijë mjaft i qetë.

“Ajo është shumë e qetë dhe duket e lumtur që thjesht qëndron aty e ulur teksa Archie vrapon rreth e  rrotull si i çmendur”, është shprehur Harry.

Gjithashtu ai ka treguar se si ka ndryshuar perspektiva e tij për jetën pas ardhjes në jetë të vajzës.

“Tani si baba i dy fëmijëve, ndihem më i lidhur, i frymëzuar nga qëndrueshmëria e këtyre familjeve, që fuqizohen përmes sfidave të papërshkrueshme me mbështetjen e WellChild”, është shprehur Harry.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat