Antonella Roccuzzo i bën një super dedikim romantik yllit argjentinas

Mediale Vip

Antonella Roccuzzo i bën një super dedikim romantik yllit argjentinas

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 00:55
Leo Messi dhe Antonella Roccuzzo

Si sot 4 vite më parë Leo Messi dhe Antonella Roccuzzo kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre. Më 30 qershor të vitit 2017 ata u betuan për dashurinë e tyre deri në përjetësi dhe organizuan një dasmë përrallore në vendlindjen e tyre, Argjentinë.

Ditën e sotme Antonella ka kujtuar këtë ditë të veçantë me një video nga momentet më të bukura nga dasma të cilën e ka shoqëruar dhe me disa fjalë të ëmbla dashurie për Messin.

“Gëzuar përvjetorin dashuri. 4 vjet nga ajo ditë dhe shumë të tjerë bashkë. Të dua shumë”-shkruan bashkëshortja e yllit të Barcelonës. Gjithashtu ajo ka ndarë në Instastory disa foto shumë të ëmbla nga zotimet e dasmës ku përkrah tyre shfaqet edhe djali i madh Thiago.

Antonella dhe Leo Messi janë bashkë prej gati një jete, sepse të dy njihen që nga koha kur ishin fëmijë. Ndërkohë sot ata janë burrë e grua dhe madje prindër të 3 fëmijëve, Thiago, Mateo dhe Ciro.

Kujtojmë se në dasmën e tyre kishte të ftuar më shumë se 250 miq dhe familjarë, duke përfshirë edhe disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit. Në ceremoninë madhështore të dasmës ishin shumë të pranishëm edhe futbollistë, të tillë, si Neymar, Luis Suarez, Cesc Fabregas, por edhe ish-lojtar si Carles Puyol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat