Cardi B shfaqet 'papritur' shtatzënë me bebin numër 2 në BET Awards

Mediale Vip

Cardi B shfaqet 'papritur' shtatzënë me bebin numër 2 në BET Awards

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 07:18
Cardi B

Cardi B u shfaq në BET Awards dhe i la të gjithë me gojë hapur. Reperja kishte veshur një jumpsuit me gurë të ndritshëm që i nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur.

Cardi B zgjodhi një mënyrë origjinale për të njoftuar shtatzëninë gjatë performancës në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve. Madje, barku nuk e ndaloi atë të kërcente bashkë me balerinët.

Më vonë Cardi zyrtarizoi lajmin në profilin e saj në Instagram, duke postuar foton e parë me bebin numër 2!

Ky do të jetë fëmija i dytë për reperen dhe partnerin e saj Offset, të cilët janë prindër të një vajze 3-vjeçare, të quajtur Kulture.

Cardi B dhe Offset u martuan fshehurazi në shtator të vitit 2017 në shtëpinë e tyre në Atlanta dhe njoftuan lindjen e vajzës Kulture në korrik të 2018-ës. Marrëdhënia e tyre është shoqëruar me shumë ulje e ngritje përgjatë këtyre viteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat