Arbana kthehet në shtëpinë që vizitoi 22 vite më parë, mezi i mban lotët

Mediale Vip

Arbana kthehet në shtëpinë që vizitoi 22 vite më parë, mezi i mban lotët

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 23:29
Arbana Osmani

Rikthimi në radio e ka emocionuar shumë Arbana Osmanin, e cila me disa video ka treguar se rrugëtimi i saj në shtëpinë e ‘Top Albania Radio’ ka nisur 22 vite më parë, në vitin 1999 në një audicon të mbajtur më 3 korrik.

Moderatorja është shfaqur e përlotur në ambientet e radios ku nisi punë për herë të parë dhe i ka ndarë të gjitha këto ndjesi me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ajo ka sugjeruar që radio të jetë në guidat e qytetit për çdo turist dhe të ri që vjen në kryeqytet, për ta vizituar dhe parë nga afër historinë shumë vjeçare të saj.

Image

‘Top Albania Radio’ lindi më 14 shkurt 1998 nga themeluesi i ‘Top Media’, i ndjeri Dritan Hoxha. Ky medium radiofonik tashmë është shndërruar në radion më të suksesshme në vend, me muzikën më të zgjedhur shqiptare dhe të huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat