Ryan Reynolds frymëzohet nga vajzat e tij për të folur për problemet me shëndetin mendor

Mediale Vip

Ryan Reynolds frymëzohet nga vajzat e tij për të folur për problemet me shëndetin mendor

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 15:09
Ryan Reynolds

Aktori kanadez, Ryan Reynolds, i ka falënderuar vajzat e tij, pasi e ndihmuan për shëndetin e tij mendor.

Ai tregoi se James, Inez dhe Betty e kishin frymëzuar të përdorte rolin e tij si figurë publike pwr të folur hapur për një gjë që e kishte preokupuar gjatë gjithë jetës së tij, që është problemi me shëndetin mendor të tij, shkruan People.

“Një pjesë e kësaj është që unë kam tre vajza në shtëpi dhe një pjesë e punës sime si prind është të modeloj sjelljet se si është të jesh i shqetësuar ose i zemëruar. Shtëpia në të cilën unë u rrita, nuk ishte modeluar për mua në të vërtetë. Kjo nuk do të thotë që prindërit e mi ishin neglizhentë, por ata vijnë nga një brez tjetër”, tha Reynolds.

Në postin e tij të mëparshëm në rrjete sociale për muajin e ndërgjegjësimit të shëndetit mendor, ai tregoi se pse ishte kaq vonë për të bërë avokimin e tij.

“Një nga arsyet që unë e tejkaloj programin tim është shoku im i përjetshëm, ankthi”.

Ndërsa, ka shtuar që të gjithë duhet të flasin hapur për problemet e tyre.

“E di që nuk jam vetëm dhe më e rëndësishmja, për të gjithë ata si unë që mbingarkojnë veten shumë, punojnë shumë, shqetësohen, ju lutem dijeni që nuk jeni vetëm. Ne nuk flasim sa duhet për shëndetin mendor’’, ka thënë aktori.

Reynolds gjithashtu shtoi se është më mirë të flitet ndoshta më vonë se sa kurrë për mendimet dhe sjelljet që na mundojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat