E ofenduan për fotot me bikini dhe trupin, Camila Cabello ju drejtohet fansave me një mesazh

Mediale Vip

E ofenduan për fotot me bikini dhe trupin, Camila Cabello ju drejtohet fansave me një mesazh

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 15:00
Camila Cabellos

Së fundmi në media kanë qarkulluar disa foto të Camila Cabellos, në të cilat ajo shfaqej e veshur me bikini duke shtëitur buzë bregut të detit.

Artistja me famë botërore kishte veshur një palë bikini të thjeshta me nuanca të ndryshme të ngjyrës blu dhe këto foto të saj u shpërndanë me shpejtësi në rrjete sociale.

Mirëpo siç gjithmonë ndodh, as këtë herë nuk munguan kritikat për trupin e këngëtares. Shumë i kanë vënë në pah linjat, të tjerë faktin që ka shtuar kilogramë etj.

Megjithatë Camila ka një rrjet të gjerë fansash të cilët i kanë dalë menjëherë në mbrojtje duke ju kërkuar njerëzve të tjerë që të pranojnë trupat normalë.

“Ti je një grua e bukur një njeri normal, njësoj si të gjithë ne. Kjo është normale vajza. Ju lutem ndiqni bukurinë e vërtetë dhe të vërtetën. Mos ndiqni idetë e pavërteta, të rrezikshme dhe manipuluese”, ka komentuar dikush.

“Më duhet të mbrojë Camila Cabello-n në internet nga njerëzit që ofendojnë për trupin, sepse unë jam një njeri i denjë”, ka shkruar një tjetër.

Pas gjithë mbështetjes dhe mesazheve pozitive që ka marrë, Camila Cabello ka faledneruar publikisht fansat e saj.

“Falemindeirt për dashurinë dje dhe sot, ju dua të gjithëve”, ka shkruar Camila Cabello në një postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat