Maitre Gims për Dhurata Dorën: Është një artiste që dua t’ia prezantoj Francës

Mediale Vip

Maitre Gims për Dhurata Dorën: Është një artiste që dua t’ia prezantoj Francës

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 16:17
Maitre Gims dhe Dhurata Dora

Maitre Gims thotë se është fans i Dhurata Dorës.

Këngëtarja e njohur shqiptare Dhurata Dora së fundi ka realizuar një duet me një emër të njohur të muzikës.

Bëhet fjalë për këngën “Only You”, e cila u shoqërua edhe me videoklip të punuar në ishujt Maldive.

Kënga po pritet mirë në publik dhe ka marrë edhe vëmendjen e medieve të huaja, sukses ky i madh për Dhuratën.

Së fundi, Gims para publikimit të duetit kishte dhënë një intervistë për “NRJ.FR”, ku foli për bashkëpunimin me Dhuratën, ndërsa kishte fjalë të mëdha për këngëtaren.

Artisti thotë se ka kohë që e njeh këngëtaren shqiptare, andaj e ftoi të jetë pjesë e albumit të tij të ri.

“Jam fans i saj, më pëlqen puna e saj. E njoh që disa kohë. Absolutisht që doja ta ftoja”, deklaroi Maitre Gims.

Madje, teksa kishte treguar për klipin dhe tha se Dhuratën dëshiron ta prezantojë në tregun francez.

“Arritëm ta përfundonim. Ajo është një artiste që dua t’ia prezantoj Francës. Kjo sepse ajo ka talent”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat