U bë nënë për herë të parë, Xhesi Muçaj shpjegon domethënien e veçantë të emrit të djalit

Mediale Vip

U bë nënë për herë të parë, Xhesi Muçaj shpjegon domethënien e veçantë të emrit të djalit

Më: 25 maj 2021 Në ora: 18:21
Xhesi Muçaj

Moderatorja Xhesi Muçaj dhe partneri i saj Oen Nallbani u bënë prindër për herë të parë para pak ditësh. Këtë lajm e bëri të ditur vetë moderatorja, e cila zbuloi dhe emrin e veçantë të të birit, Neonick, të cilit kushtoi fjalët më të ëmbla.

“Ti se ke idenë sesa shume të duam unë dhe babi jot, se ke iden sesa shumë njerëz janë gëzuar për ty dhe sesa shumë të duan. Dy gjyshërit e tu të kanë bekuar nga lart që ti të vije i shëndetshëm, i bukur dhe plot lumturi në jetën tonë. Te duam.”- ka shkruar Xhesi krahas fotos.

Ditën e sotme, Xhesi ka treguar 3 domethëniet që emri i djalit ka dhe ka ndarë disa fjalë zemre për të, bashkëngjitur fotos së parë mjaft të ëmbël nënë e bir.

“Ëndërruam për ty, biseduam për ty dhe imagjinuam qenien tënde, por asgjë nuk mund të na kishte përgatitur për realitetin me ty. Jemi kaq shumë të dashuruar, kaq mirënjohës! Faleminderit shumë për çdo koment, mesazh, telefonatë urimi për familjen tonë”, ka shkruar Xhesi krahas fotos nënë e bir.

Sipas shpjegimeve të moderatores Neo, do të thotë “I ri”, “Dhuratë nga Zoti” dhe emri i të atit, Oen, mbrapsht.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xhesi Muçaj (@xhesimucaj)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat