Andrra bën dedikimin e bukur për djalin: “Ty të kam bekim prej Zotit”

Mediale Vip

Andrra bën dedikimin e bukur për djalin: “Ty të kam bekim prej Zotit”

Më: 25 maj 2021 Në ora: 17:02
Andrra

Sot, bekimi i parë i çiftit shumë të dashur për publikun, Sinan Hoxhës dhe Andrra Destanit, feston sot pesë vjetorin e lindjes.

Ansi erdhi si një ëngjëll që zbukuroi dhe ndryshoi përgjithmonë jetën e dyshes, ndërsa mami Andrra na ka emocionuar sot me fjalët që ka zgjedhur për dhuratën më të bukur të jetës së saj.

Krahas fotove të Ansit që nga lindja e deri tani, partnerja e Sinanit shkruan:

“5 vite me pare, jeta me perkedheli embel, me emocionin qe ende sot me mbush shpirtin plot! Te pash syte, e kuptova se ne vijim do jetoja mbi enderr. Me mendjen tek ty, zgjohem e fle, sepse te kam bekim prej Zotit, qe zgjodhi t’me ledhatonte me dhuraten e jetes. Te shoh teksa rritesh, aq i vogel ende por mjaftueshem per te qene streha ime e ngrohte, e paqte dhe besnike, e per mua s’ka rrahje zemre me te forte. Embelsia jote, dashuria e pakursimte qe jep, perkujdesi per vellain, jane buqeta me e bukur e diteve te mia! Jeta eshte e gjate, do te rrezohesh e ringrihesh, por dije se ne cdo hap s’do te jesh kurre i vetem, do te jemi gjithnje kater. Kurre mos e ndal vrapin e jetes, per asgje e askend! Pac bekimet e botes biri im, dashuria ime e pakushtezuar, rrezja e diellit qe me ngroh shpirtin… Gezuar ditelindjen, parajsa ime mbi toke! ANSi ”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat