Harry rrëfen arsyen që e ndaloi Meghan-in të bënte vetëvrasje

Mediale Vip

Harry rrëfen arsyen që e ndaloi Meghan-in të bënte vetëvrasje

Më: 23 maj 2021 Në ora: 19:48
Princi Harry, Meghan Markle

Në serialin e Apple TV +, “The Me You Can’t See”, Princi Harry bëri disa rrëfime të tjera rreth jetës së tij në Pallatin Mbretëror. Në intervistën me Oprah, Meghan Markle tregoi për herë të parë se kishte menduar vetëvrasjen gjatë kohës kur ishte shtatzënë me Archie-n. Ndërsa në “The Me You Can Not See”, Harry rrëfeu arsyen pse Meghan nuk e kreu vetëvrasjen dhe kishte të bënte me faktin se ajo nuk donte t’i shkaktonte Harry-t dhimbje të mëtejshme në jetën e tij.

"Gjëja që e ndaloi atë, ishte se sa e padrejtë do të ishte për mua pas gjithçkaje që i kishte ndodhur nënës sime dhe tani të humbja një grua tjetër në jetën time, me një fëmijë brenda saj, fëmijën tonë”, tha ai, duke theksuar se Meghan ishte e qartë në mendimet e saj dhe se kjo ishte e frikshme. “Pjesa më e frikshme ishte qartësia e mendimeve të saj. Ajo nuk e kishte humbur. Ajo nuk ishte e çmendur. Ajo nuk po merrte ilaçe, as nuk kishte pirë alkool. Ajo ishte absolutisht e qartë. Ajo ishte plotësisht e arsyeshme. Megjithatë, në qetësinë e natës, këto mendime e zgjuan atë."

Meghan dhe Harry i treguan Oprah-s në mars për natën kur morën pjesë në Cirque du Soleil në Royal Albert Hall më 16 janar 2019, kur Meghan ishte gjashtë muajshe shtatzënë.

“Kjo fotografi, nëse e zmadhon, mund të shohësh se sa fort e ka kapur dorën time. Mund të shihen të bardhat e nyjeve tona, sepse ne jemi duke buzëqeshur dhe po bëjmë punën tonë, por të dy thjesht po sforcohemi", -tregoi Meghan.

Në dokumentar, Harry zbuloi se pendohet se si veproi në atë kohë.

"Unë jam disi i turpëruar nga mënyra se si e trajtova atë situatë. Për shkak të sistemit në të cilin ishim dhe përgjegjësive dhe detyrave që kishim, ne patëm një përqafim të shpejtë dhe pastaj na duhej të ndërroheshim dhe të shkonim në Royal Albert Hall për një ngjarje bamirësie. Më pas të dilnim para kamerave dhe të bënim sikur gjithçka ishte në rregull. Nuk kishe asnjë mundësi për të thënë, ‘E dini çfarë? Sonte, nuk do të shkojmë’. Sepse thjesht imagjinoni lajmet që vijnë nga kjo.

Ndërsa gruaja ime dhe unë ishim në ato karrige, duke kapur dorën e njëri-tjetrit, në momentin që dritat ulen, Meghan fillon të qajë. Më vinte keq për të, por gjithashtu isha vërtet i zemëruar me veten time që ishim mbërthyer në këtë situatë, Unë isha i turpëruar që u bë kaq keq. Kisha turp të shkoja te familja ime. Sepse të jem i sinqertë, unë e dija se nuk do të merrja nga familja ime atë që më duhej", -u shpreh Harry.

Meghan i tha Oprah-s në mars se ajo foli publikisht për këtë çështje në mënyrë që të ndihmojë të tjerët që luftojnë me probleme të shëndetit mendor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat