Emina Çunmulaj ndan foto me barkun e rrumbullakosur në kostum piratësh

Mediale Vip

Emina Çunmulaj ndan foto me barkun e rrumbullakosur në kostum piratësh

Më: 7 maj 2021 Në ora: 14:43
Emina

Emina është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë.

Modelja e njohur shqiptare e cila jeton dhe vepron në Amerikë është e martuar me miliarderin Sam Nazarin,  me të cilin ka dy vajza.

Emina përmes një fotografie të bukur me dy vajzat e saja të cilat kishin veshur bikini të njëjta zbuloi se do të bëhet edhe me një djalë së shpejti.

“Një djalë i vogël është në rrugë dhe ne të gjithë jemi shumë të lumtur”, shkroi Emina.

Së fundmi ajo ka publikuar imazhin e ëmbël duke theksuar barkun e rrumbullakosur, modelja e njohur shihet e veshur në një kostum piratësh ku shkruante me humor se ajo po rrit një pirat të vogël.

“Duke rritur një pirat”, shkroi Emina në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.

Modelja pranoi shumë pëlqime dhe komente pozitive për paraqitjen dhe shtatzëninë e tretë, duke i uruar asaj dhe fëmijës shumë shëndet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat