Elvana Gjata shfaqet sërish në ekran pas 3 vitesh mungesë

Mediale Vip

Elvana Gjata shfaqet sërish në ekran pas 3 vitesh mungesë

Më: 1 maj 2021 Në ora: 09:01
Elvana Gjata

Në 16 prill Elvana Gjata u rikthye në muzikë ashtu siç vetëm ajo di. Artistja publikoi albumin e saj të radhës dhe na solli plot 7 perla, që si gjithmonë u pritën mjaft mirë nga publiku. Këngët e mini albumit të saj janë kthyer të gjitha në hit dhe dëgjohen kudo, pavarësisht se janë shumë ndryshe me këngët komerciale që po dëgjojmë rëndom vitet e fundit.

Herë pas here Elvana “zhduket” dhe rikthehet për të na sjellë më të mirën e saj, ndaj edhe daljet në publik të artistes janë shumë të rralla. Megjithatë ajo ka vendosur që me kthimin në muzikë, të shfaqet sërish në ekran pas 3 vitesh mungesë.

Elvana i zgjedh me pikatore intervistat e saj dhe këtë herë ka vendosur që të rrëfehet mbi albumin e jo vetëm në emisionin “Soiree”, që do të transmetohet ditën e nesërme. Albumi i këngëtares, “Çelu”, si një formë drite dhe shprese për jetën do të vijë këtë të shtunë në emision në një koncept dhe version krejtësisht ndryshe dhe që nuk e kemi parë ndonjëherë në një studio televizive.

Elvana do të performojë live të shtata këngët e mini-albumit, saqë edhe vetë këngëtarja në lançimin e promos i ka konsideruar si performanca speciale. Në mbrëmjen dedikuar Elvanës dhe krijesës së saj më të re, nuk do të mungojnë si të ftuar as të afërm dhe bashkëpunëtorët më të mirë të këngëtares.

Detajet e tjera nuk dihen, por e sigurt që të gjithë do të gozhdohemi përpara ekranit ditën e nesërme për të dëgjuar rrëfimin e gjatë të Elvanës për prapaskenat e albumit e shumë të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat