Remzie Osmani për Presidenten e re: “Lufto e kurrë mos u dorëzo!”

Mediale Vip

Remzie Osmani për Presidenten e re: “Lufto e kurrë mos u dorëzo!”

Më: 5 prill 2021 Në ora: 15:38
Remzie Osmani dhe Vjosa Osmani

Zgjedhja e Vjosa Osmanit, presidente e Kosovës është mirëpritur shumë mirë nga opinioni i gjerë.

Shumë fytyra publike shfrytëzuan rastin të urojnë Presidenten për pozitën e re, duke i dëshiruar kështu shumë suksese.

Ndër ta ka qenë edhe këngëtarja e mirënjohur, Remzie Osmani, e cila vihet re se iu gëzua shumë këtij lajmi.

“Lufto e kurrë mos u dorëzo Vjosa Osmani!” ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Gjithashtu ka ndarë edhe një pjesë nga fjalimi i parë i Vjosës si Presidente në Kuvendin e Kosovës.

“Vajzat e kanë vendin vetëm aty ku ato vetë dëshirojnë, aty ku ato cdo natë ëndërrojnë, aty për cka ato punojnë fort e me zell”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat