Gwyneth Paltrow thotë se nuk e mendonte asnjëherë se do të divorcohej nga Chris Martin

Mediale Vip

Gwyneth Paltrow thotë se nuk e mendonte asnjëherë se do të divorcohej nga Chris Martin

Më: 5 prill 2021 Në ora: 14:39
Chris Martin dhe Gwyneth Paltrow

Gwyneth Paltrow po hapet për ato që mësoi dhe fitoi nga divorci i saj.

Gjatë një paraqitje në emisionin e Anna Faris Unqualified, Paltrow tha se ‘kurrë nuk do kishte dashur të ndahej’ nga Chris Martin, ish-burrin e saj prej 11 vitesh.

Çifti u martuan në vitin 2014, gjersa u ndanë zyrtarisht në 2016.

“Unë kurrë nuk do të kisha dashur të divorcohem”, i tha ajo Faris, për Harper’s Bazaar. “Unë kurrë nuk do të kisha dashur të mos isha martuar me babanë e fëmijëve të mi”.

Dyshja kanë qëndruar afër dhe kanë një vajzë 16 vjeçare, Apple dhe një djalë 14 vjeçar, Moses.

Gwyneth theksoi se ndarja me Martin çoi në një marrëdhënie të shëndetshme me bashkëshortin e saj aktual, shkrimtarin Brad Falchuk.

“Unë kisha mësuar më shumë për veten time përmes atij procesi nga sa mund ta imagjinoja”, tha ajo. “Dhe për shkak se u përqëndrova në llogaridhënie, atëherë isha në gjendje të gjeja njeriun më të mahnitshëm dhe të ndërtoja diçka që nuk kam pasur kurrë më parë”.

Në gusht të vitit 2020, Gwyneth Paltrow shkroi një ese për Vogue ku mes tjerash zbuloi se lidhja me Martin kishte mbaruar.

“Unë nuk e kujtoj kur ndodhi, saktësisht. Nuk mbaj mend se cila ditë e fundjavës ishte apo koha e ditës. Por unë e dija – pavarësisht shëtitjeve të gjata dhe gënjeshtrave më të gjata, gotave të mëdha të Barolo dhe duart e mbajtura – martesa ime kishte mbaruar”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat