Hueyda El Saied humb njeriun e shtrenjë të familjes

Mediale Vip

Hueyda El Saied humb njeriun e shtrenjë të familjes

Më: 23 mars 2021 Në ora: 23:32
Hueyda El Saied

Balerina e njohur, Hueyda El Saied po jeton një ndër momentet më të vështira të jetës pasi ka humbur një ndër njerëzit e saj më të dashur.

Pak orë më parë, Hueyda ka publikuar në Instagram një foto me ngjyrë të zezë, të cilën e ka shoqëruar me ‘emoji’ duke qarë, ndërkohë ndjekësit e kanë pyetur nëpërmjet komenteve se çfarë i ka ndodhur.

Së fundmi, sipas burimeve të “Revistës Who” Hueyda ka humbur gjyshen e saj, e cila ishte e njohur për publikun pasi balerina ndante shpeshherë foto me të.

Më herët, balerina ka bërë ndryshimin drastik në pamjen e saj teksa ka prerë flokët shkurt. Kacurelat ishin një tipar identifikues i saji dhe ishim mësuar ta shihnim gjithmonë thuajse me të njëjtin look, kjo s’ka për të ndodhur më.

Balerina i ka befasuar të gjithë me foton e publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ku ka treguar pamjen e re dhe s’duket fare si ajo!

“Nuk mund të ndryshoj botën, por mund të ndryshoj modelin tim të flokëve!”- shkruan ajo duke na befasuar të gjithëve.

Pesë vite më parë, Hueyda nisi romancën e re me një burrë të quajtur Thierry, i cili para se të ishte partneri i Hueyda-s, ishte mik i saji prej 6 vitesh.

Prej disa kohësh, ata kanë jetuar së bashku dhe vazhdimisht në postimet e saj në Instagram Hueyda ka treguar se është tepër e lumtur me jetën e saj të re.

Vogëlushi i saj, Gabrieli, shkon shumë mirë me partnerin e të ëmës dhe siç Hueyda ka treguar edhe më herët, pa e mësuar askush, ai ka nisur t’i thërrasë ‘baba’.

Gjithçka ka shkuar për bukuri në jetën e tyre, ndaj pavarësisht këti viti plot sfida, Hueyda dhe Thierry vendosën të kurorëzohen me martesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat