Enca pozon vetëm me reçipeta pranë dhuratës që pranoi nga Youtube

Mediale Vip

Enca pozon vetëm me reçipeta pranë dhuratës që pranoi nga Youtube

Më: 19 mars 2021 Në ora: 14:20
Enca

Enca ka pranuar një dhuratë nga Youtube si artistja shqiptare me më së shumti abonues.

Enca është njëra ndër këngëtaret më të kërkuara nga estrada shqiptare.

Ajo është tash e disa vite aktive në muzikë, prej ku edhe ka marrë famë në vende të ndryshme të botës.

Së fundmi këngëtarja ka bërë të ditur se ajo u shpërblye nga kanali Youtube pasi arriti 1 milion abonues në kanalin e saj personal.

Për të festuar këtë arritje së fundmi ajo u shfaq në rrjete sociale duke ndarë fotografi provokuese me fansat e saj.

Enca u shfaq me një veshje joshëse e cila shihej në reçipeta duke theksuar gjoksin e bujshëm.

Këngëtarja pranoi komente nga më të ndryshmet për fotografitë e postuara, duke e uruar atë por jo vetëm, fokusi shkoi tek paraqitja e saj ku u komentua mjaft shumë për linjat trupore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat