Atdheu përgënjeshtron produksionin: Nuk jam pezulluar, u largova për të mos u bërë pjesë e llumit

Mediale Vip

Atdheu përgënjeshtron produksionin: Nuk jam pezulluar, u largova për të mos u bërë pjesë e llumit

Më: 11 mars 2021 Në ora: 21:19
Atdheu

tdheu njofton se është larguar me dëshirë nga “Përputhen”.

Puntantat e fundit në “Përputhen” janë përcjellë me shumë debate e të papritura mes konkurrentëve.

Së fundi, Atdheu kishte zbuluar që është puthur jashtë emisionit me Antonelën, ndërsa kjo e fundit i tha se ndodhi pa dëshirë.

Debati rreth asaj puthje vazhdoi edhe në një tjetër puntantë, ku u përfshi edhe Elvisi, i cili kishte thumbuar me një postim.

Gjatë debatit rreth atij postimi, Atdheu kishte lëshuar studion, me këtë rast produksioni tha se e ka pezulluar nga programi.

Por, me postimin e fundit, Atdheu thotë se është larguar nga programi me dëshirën e tij dhe nuk është e vërtetë që është pezulluar.

“Te dashur miq! Me vjen keq per shume info te paverteta qe mund te keni degjuar keto dite, per situaten e krijuar ku figura ime kinse ka dashur te perbaltet por nuk do te munden dot. Nje  sqarim per dashamiresit e mij: Atdheu nuk eshte pezulluar nga emisioni, por jam larguar vete me deshiren time per mos t’u bere pjese e llumit. Ju falenderoj per mbeshtetjen do te jem gjithnje transparent me ju!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se gjatë puntantës së sontme, nga “Përputhen” u largua edhe Elvisi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat