Pas suksesit të Dua Lipës në muzikë, motra e saj, Rina, ka bërë debutimin në fushën e modës.
Ajo ka bërë hapjen e shfaqjes “GCDS Fall 2021” të enjten gjatë Javës së Modës në Milano.
Pas kësaj paraqitjeje të Rinës, familja treguan mbështetjen e tyre të madhe publike për të, mes tyre edhe Dua.
Ajo ka publikuar një video të shkëputur nga sfilata, ku Rina shfaqej e veshur me fustan të shkurtër me ngjyrë jeshile.
“Ajo bëri atë çfarë kishte bërë”, ka shkruar Dua.
Kjo nuk është hera e parë që Rina shfaq interes në fushën e modës, më 2019 ajo realizoi një koleksion veshjesh në bashkëpunim me Nasty Gal.