Albërije Hadërgjonaj thotë se virusin Covid-19 e kanë hedhur me aeroplanë

Mediale Vip

Albërije Hadërgjonaj thotë se virusin Covid-19 e kanë hedhur me aeroplanë

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 23:01
Albërije Hadërgjonaj

Këngëtarja shqiptare ka zbuluar shumë çka nga jeta e saj në njërin nga emisionet televizive së fundi por edhe ka komentuar situatën me Covid-19.

Në emisionin NIN artistja shqiptare tha se virusin Covid-19 e kanë hedhur me aeroplanë në Amerikë

“Unë mendoj se ai virus kur u hodh në fillim, sepse ai është hedhur me aeroplanë, e kanë shkatërruar botën, ka qenë shumë intensiv dhe shumë i fortë dhe unë e kam përjetuar shumë keq, kështu që të kenë shumë kujdes njerëzit, sepse nuk është shaka. Sepse këtu thonë njerëzit ‘A shaka është, grip është, jo nuk është e vërtetë, është një virus që për ata që kanë një imunitet të dobët mund t’iu lërë pasoja nëse shpëtojnë, po mund t’jua marrin edhe jetën”, ka thënë ajo.

Albërije Hadërgjonaj ka vite që jeton në Amerikë tash dhe sipas saj virusi është diçka e orkestruar dhe jo e zhvilluar në formë natyrale.

Tutje ajo shton se ka qenë ndër të parat kur u infektua me virusin korona në Amerikë në muajin shkurt të vitit të kaluar kur virusi sapo kishte filluar të përhapej në botë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat