E gjeni dot sa vjeç mbushi sot The Weeknd?

Mediale Vip

E gjeni dot sa vjeç mbushi sot The Weeknd?

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 21:34
The Weeknd

Padyshim, The Weeknd është një ndër emrat më në zë të momentit në muzikë, i cili mori vëmendjen e botës me super shfaqjen e tij në “The Super Bowl”.

The Weeknd, u shoqërua nga balerinët e tij, fytyrat e të cilëve ishin të mbuluara përgjatë këngës “I Can’t Feel My Face”. Në një pronocim për “Variety”, artisti sqaroi se fashimi i portretit reflekton kulturën absurde të njerëzve të famshëm të Hollivudit dhe njerëzve që manipulojnë veten për arsye sipërfaqësore.

“Domethënia pas atyre fashave në kokë është reflektimi mbi kulturën absurde të VIP-ave të Hollywood dhe njerëzve që manipulojnë vetveten për arsye sipërfaqësore për t’u kënaqur dhe për t’u dukur të vlefshëm”, ka thënë këngëtari.

Sot, djai më i komentuar në të gjithë botën ka festuar ditëlindjen e tij dhe gjejeni pak sa vjeç mbushi?

The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Makkonen Tesfaye, ka lindur më 16 shkurt të vitit 1990 dhe sot ka mbushur 31 vjeç!

Megjithëse ai s’ka publikuar asgjë nga ditëlindja në rrjete sociale, fansat besnikë sigurisht që e kanë kujtuar vetë këtë ditë dhe kanë vërshuar me komente urimi në rrjete sociale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat