Tea dhe Bearti në momente romantike për festën e Shën Valentinit

Mediale Vip

Tea dhe Bearti në momente romantike për festën e Shën Valentinit

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 17:38
Tea dhe Bearti

Tea dhe Bearti po shijojnë lidhjen e tyre në këtë ditë.

Ish-konkurrentja e emisonit “Përputhen”, Tea Trifoni, është duke shijuar mjaft shumë lidhjen e dashurisë me Beartin.

Ndonëse kjo romancë e çiftit u kritikua tej mase dhe u cilësua si tradhëti ndaj Andi Shehut, ata shihen çdo herë e më të lumtur në krahët e njëri tjetrit.

Disa minuta më herët, Tea realizoi një bisedë të shkurtër me ndjekësit ku edhe tregoi planet për ditën e të dashuruarve.

“Ca do te beni per Shen Valentin?”, ishte pyetja që iu bë.

“Kemi në plan të shkojm në Vlorë, por kismet”, u përgjigj Tea thjesht dhe shkurt.

Së fundmi ishte Bearti ai i cili publikoi disa pamje në profilin e Instagramit ku u panë në një dhomë hoteli të dy së bashku.

Dhoma ku do të qëndrojnë çifti dukej e zbukuar deri në detajet e fundit me petale trëndafilash dhe çokollata të ndryshme.

Kurse shtrati kishe një buqetë me trëndafila të kuq mbi të dhe shiheshin balona në formë zemre që komplimentonin më së miri atmosferën e festës së dashuruarve

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat