Sot kalojeni ditën si Eranda, madje me këto nota muzikore që ta shijoni tamam

Mediale Vip

Sot kalojeni ditën si Eranda, madje me këto nota muzikore që ta shijoni tamam

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 15:51
Eranda Libohova

Mjafton një rreze dielli që gjendja emocionale dhe psikologjike të ndryshojë.

Ditët me diell të fundjavës duket se i kanë zgjuar të gjithë me shumë pozitivitet, madje dhe shumë energji.

Ne nuk e dimë se si po e kaloni ju drekën e së shtunës, megjithatë dimë se Eranda e ka shijuar ashtu siç i takon.

Me hitin e përhershëm ‘Përherë të dua’, këngëtarja ka nisur udhëtimin e sotëm, ku nuk e ka mohuar se sot ndihet më shumë e frymëzuar se ditët e tjera. Dhe me të drejtë në fakt.

“Sot nuk e di pse jam ngritur kaq e frymezuar ”, ka shkruar Eranda krah videos që teksa e sheh ta vjedh një buzëqeshje. Epo nëse jeni akoma duke menduar si ta kaloni ditën sot, një opsion sapo jua dhamë. ‘Përherë të dua’ në sfond, pozicionohu përpara diellit dhe kënaqësinë më të madhe e ke marrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat