Joss Stone bëhet nënë për herë të parë

Mediale Vip

Joss Stone bëhet nënë për herë të parë

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 20:53
Joss Stone

Joss Stone dhe partneri i saj, muzikanti amerikan Cody DaLuz, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë, një vajzë të quajtur Violet Melissa.

Këngëtarja, 33 vjeçare, konfirmoi se lindi të premten ndërsa ajo dhe i dashuri u shfaqën ‘live’ së bashku të dielën në mbrëmje në Facebook.

Prindërit e rinj Joss dhe Cody deklaruan se ‘ajo është gjëja më e bukur në botë’, teksa vunë në pah djalin e porsalindur për një edicion surprizë të serisë së tyre “Cooking With Joss”.

Image

Krijuesja e hitit “You Had Me” befasoi fansat kur shfaqi në ekran foshnjën duke bërë shaka: “Unë kisha një simite të vogël që e bëra për rreth nëntë muaj dhe është gatuar! Është shumë e ëmbël”.

Joss theksoi se nuk e dinte gjininë e foshnjës deri pas lindjes.

“Ne nuk e dinim nëse ishte vajzë deri në atë moment. Unë doja një vajzë, por nuk dëshiroja t’i tregoja askujt edhe pse nuk kam asgjë kundër djemve”, shtoi ajo.

Artistja angleze njoftoi për shtatzëninë në muajin tetor dhe në janar zbuloi shqetësimet rreth lindjes.

Stone dhe DaLuz ndërkohë janë së bashku prej shumë vitesh.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat