Vdes producentja e mirënjohur Sophie në moshën 34 vjeçare

Mediale Vip

Vdes producentja e mirënjohur Sophie në moshën 34 vjeçare

Më: 31 janar 2021 Në ora: 18:01
Sophie

Producentja e veçatë ka vdekur pas një aksidenti të papritur.

Sophie, muzikantja skoceze e nominuar nga Grammy, prodhimet elektronike me intensitet të lartë i të cilave kaluan kufijtë e popit të shekullit 21, ka vdekur në moshën 34 vjeç

Menaxhmenti i Sophie konfirmoi për Guardian se artisti vdiq rreth orës 4 të mëngjesit në shtëpi në Athinë, “pas një aksidenti të papritur

“Në këtë kohë, respekti dhe privatësia për familjen janë përparësia jonë. Ne gjithashtu do të kërkojmë respekt për bazën e saj të fansave dhe për të trajtuar natyrën private të këtij lajmi me ndjeshmëri. “, u tha në raportin e dhënë.

Deklarata tha se producentja ishte “një pionier i një tingulli të ri, një nga artistët më me ndikim në dekadën e fundit. Jo vetëm për prodhim dhe krijimtari të zgjuar por edhe për mesazhin dhe shikueshmërinë që u arrit. Një ikonë e çlirimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat