Rihanna e ka konfirmuar lidhjen me A$AP Rocky për Vitin e Ri, por askush nuk e kuptoi

Mediale Vip

Rihanna e ka konfirmuar lidhjen me A$AP Rocky për Vitin e Ri, por askush nuk e kuptoi

Më: 6 janar 2021 Në ora: 23:54
Rihanna dhe A$AP Rocky

Rihanna iu uroi të gjithë ndjekësve të saj në rrjete sociale Vitin e Ri me një foto shumë seksi. Këngëtarja shfaqej në një pishinë, ndërkohë që sigurisht gjithë vëmendjen e tërhoqi stili i saj. Ajo ishte veshur me një fund të gjatë, reçipeta plazhi dhe një palë sandale me rripa. Në këtë formë ajo konfirmoi edhe lidhjen me ASAP Rocky, pasi këpucët që ajo kishte veshur mbajnë firmën e tij.

Këto sandale janë bërë në bashkëpunim me agjencinë e reperit, AWGE. Këtë detaj kaq të veçantë e ka vënë re si fillim “Page Six” dhe më pas u shpërnda në të gjitha mediat.

Burime pranë dyshes kanë thënë për People se ata janë në fazat e para të një lidhjeje romantike dhe se deri më tani çdo gjë po ecën më së miri.

Ky konfirmim vjen pasi Rihanna dhe A$AP janë parë duke shijuar një darkë me miqtë e tyre në New York. Këngëtarja e hitit “Umbrella” dhe artisti i “Praise The Lord” bashkëpunuan në fillim të këtij viti me njëri-tjetrin për një fushatë promovuese për linjën e “Fenty Skin” të Rihanna-s. Pas projektit të përbashkët ata dhanë dhe një intervistë me njëri-tjetrin dhe ASAP Rocky u shpreh se pjesa më e vështirë e bashkëpunimit ishte se ai nuk mund të fokusohej dhe të qëndronte serioz para këngëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat