Beyonce reflekton mbi 2020-n, pret fillime të reja këtë vit

Mediale Vip

Beyonce reflekton mbi 2020-n, pret fillime të reja këtë vit

Më: 3 janar 2021 Në ora: 12:12
Beyonce

Beyonce “po lutet për fillime të reja” në 2021.

Këngëtarja e famshme ka reflektuar mbi 12 muajt që kaluan, ndërsa ka thënë se i ka ndarë njerëzit por se sërish njerëzit kanë qenë të bashkuar.

Ajo në Instagram ka uruar fillimin e vitit të ri, shkruan FemaleFirst. 

“2020 na ka ndarë dhe na ka bashkuar. Shumica nuk mundën të shihnin të dashurit dhe patëm shumë humbje, por kemi qenë të bashkuar nga humaniteti ynë. Derisa të gjithë lutemi për fillime të reja, dëshira ime për ju është që ta nderoni veten dhe ata që doni. Gëzojuni asaj se je një individ i rëndësishëm i cili kontribuon në bashkësinë tonë të bukur”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, Beyonce kishte deklaruar më herët se kishte dhuruar 500,000 dollarë për ata në rrezik për shkak të pandemisë me COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat