Rina tha se do bashkëpunonte me të, Tayna reagon për herë të parë!

Mediale Vip

Rina tha se do bashkëpunonte me të, Tayna reagon për herë të parë!

Më: 2 janar 2021 Në ora: 10:43
Rina, Tayna

Rina na ka befasuar të gjithëve pak muaj më parë, kur ishte e ftuar në ‘Shiko kush luan’, ku luajti lojën ‘paintball’, duke u vendosur përballë personazheve që nuk kanë thënë edhe aq gjëra të mira për të.

Por, ndryshe prej tyre, reperja zgjodhi mos tu përgjigjej me të njëjtën monedhë. Në këtë listë ishte edhe Tayna, me të cilën Rina pranoi se janë qetësuar gjakërat, teksa e pyetur nëse do kishte bërë një bashkëpunim me të u përgjigj:

"Do kisha bashkëpunuar me të gjithë, pa problem".

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme ishte Tayna e ftuar në “Shiko kush luan”, ku i është bërë e njëjta pyetje për Rinën. Reperja ka treguar se mes tyre nuk ka asgjë dhe se ka qenë e gjitha një keqkuptim.

Madje nuk i kurseu as lëvdatat, pasi tha se Rina është këngëtare e mirë. E ngacmuar nga Luana, reperja pranoi se diss-et dhe thumbimet mes këngëtarëve ndodhin zakonisht për show, nisur edhe nga vetë emri “showbiz”.

"Gjithçka ka qenë keqkuptim së pari. Edhe nuk kam kurrgja me ta. Duket se është shumë vajzë e mirë, këngëtare e mirë…kështuqë peace".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat