Luana Vjollca zbulon një nga pengjet që i ka ngelur në karrierën e saj

Mediale Vip

Luana Vjollca zbulon një nga pengjet që i ka ngelur në karrierën e saj

Më: 2 janar 2021 Në ora: 07:03
Ramë Lahaj, Luana Vjollca

Në këtë puntatë festive të “Shiko Kush LUAN” me autore e moderatore Luana Vjollca ishte i ftuar tenori Ramë Lahaj.

Gjatë një bisede me njëri-tjetrin për një nga këngët që ka kënduar Lahaj nga këngëtarja e madhe ikonë e Shqipërisë Nexhmije Pagarusha, autorja Vjollca u shpreh se në fakt ka një peng nga karriera e saj.

Pengu më i madh i karrierës së saj është fakti që nuk ka mundur dot t’a intervistojë Pagarushën gjatë kohës që ajo ishte ende e gjallë.

Nga ana tjetër edhe vet tenori Lahaj u shpreh se në fakt e madhja Pagarusha ka qenë idhulli i tij dhe sa herë që ka qenë në Kosovë ka shkuar dhe e ka takuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat