Pandemia koronavirus që ndau çiftet për shkak të izolimit

Mediale Vip

Pandemia koronavirus që ndau çiftet për shkak të izolimit

Më: 1 janar 2021 Në ora: 23:55
Iggy Azalea dhe Playboi Carti

Jo të gjithë çiftet e famshëm ishin në gjendje të tejkalojnë karantinën e coronavirusit dhe të mbeten një artikull.

Yje të shumta nuk mundeshin të përballen me krizat shëndetësore, duke quar drejt dështimit lidhjet e tyre.

Përkundër tyre pati edhe të tillë që krijuan romancë, kurse lidhja e tyre u përforcua edhe më shumë duke u izoluar 24/7.

Brad Pitt dhe Nicole Poturalski

Us raportohi se me 28 tetor të vitit 2020 çifti i njohur, Brad Pitt dhe Nicole Poturalsi i dhanë fund lidhjes së tyre.
Romanca mes tyre filloi në gusht të po të njëjtit vit, ndërsa raportohet se nuk kishin asnjëherë diçka serioze.

Kate Beckinsale dhe Goody Grace

Dyshja që kishin 20 vite diferencë në moshë, Kate Beckinsale dhe Groody Grace shkëputën kontaktet pas nëntë muajsh së bashku.

Dyshohet se që të dy filluan të kenë shkëndijat e para në janar, kurse u deklaruan se dashuronin njëri-tjetrin në rrjete sociale disa muaj më vonë.

Iggy Azalea dhe Playboi Carti

Rep-artistët e njohur, Iggy Azalea dhe Playboi Carti, gjashtë muaj pasi pritën në jetë fëmijën e parë, vendosën të ndanin rrugët.

Dyshja thuhet se ishin fejuar në korrik të vitit 2019, një vit pasi qëndruan në lidhje.

Lake Bell dhe Scott Campbell

“Pas nëntë vitesh së bashku, shtatë prej tyre të martuar, duke pasur dy fëmijë, Scott dhe unë po e përfunojmë martesën tonë”, ishte deklarata e Lake më 22 tetor.

Për shkak të kujdesit për fëmijët e tyre, palët theksuan se kanë respekt dhe do të mbrojnë njëri-tjetrin në raste të vështira.

Traji P. Henson dhe Kelvin Hayden

Gjashtë muaj pasi deklaruan se po e shtynë ceremoninë martesore për shkak të COVID-19, Traji dhe Kelvin u ndanë.

Yjet kishin qenë së bashku me vite, kurse fejesën e bënë të ditur në maj të vitit 2018.

Rob Riggle dhe Tiffany Riggle

Ylli i filmit “The Hangover”, Rob Riggle dhe gruaja e tij Tiffany Riggle me dy maj zbuluan se po nënshkruanin letrat për divorc.

Ata ndajnë së bashku dy fëmijë, vajzën Abigail dhe djalin George.

Cardi B dhe Offset

Pas tre vitesh së bashku, rep-artistët me renome ndërkombëtare, Cardi B dhe Offset kurorëzuan dashurinë me martesë.

Por, me 15 shtator palët patën krizën e parë në çift, duke bërë që Cardi të kërkonte divorc nga Offset.

Një procedurë e tillë nuk shkoi larg, pasi reperja ndërroi mendje, ndërsa u rikthyen sërish së bashku.

Miley Cyrus dhe Cody Simpson

“Ata janë më mirë sikur miq se sa nëse qëndrojnë në lidhje”, u tha nga një burim i afërt nga Miley Cyrus dhe Cody Simpson.

Krijuesja e hitit “Wreaking Ball”, Cyrus dhe muzikanti Cody vendosën të ndaheshin më 13 gusht.

Meek Mill dhe Milan Harris

Reperi i njohur, Meek Mill, ndarjen nga Milan Harris e bëri të ditur vet në një postim në rrjetin social Twitter.

Mill theksoi se dyshja do të qëndrojnë miq të mirë, pasi përkundër pakënaqësive në çift, ata ende e dashurojnë njëri-tjetrin.

Vendimi nga reperi erdhi pasi Kanye ëest deklaroi se Kim Kardashian e ka tradhtuar atë me Meek.

Dr. Dre dhe Nicole Young

Procedurës së divorcit iu nënshtrua edhe Dr.Dre dhe Nicole Young më 29 qershor.

Çifti i cili u kurorëzua në vitin 1996, u nda pas 23 vitesh, duke ndarë kështu dy fëmijë së bashku.

Kelly Clarkson dhe Brandon Blackstock

Artistja e njohur ndërkombëtare, Kelly Clarkson po ashtu pati fatin e njëjtë sikur disa kolegë të saj.

Ajo dhe Brandon Blackstock vendosën të ndahen pas shtatë vite martesë, duke ndarë kështu dy fëmijë.

Demi Lovato dhe Max Ehrich

Demi Lovato dhe Max Ehrich u dashuruan në shikim të parë në mars të këtij viti.

Jo më shumë se pesë muaj më pas, dyshja u fejuan. ‘Lumturia’ duket se nuk zgjati shumë, derisa në shtator çifti zgjodhi rrugë të ndara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat