Ja çfarë mendimi ka mamaja e Andit për Tean

Mediale Vip

Ja çfarë mendimi ka mamaja e Andit për Tean

Më: 1 janar 2021 Në ora: 08:00
Andi dhe Tea

Ditën e sotme, në prag të ndërrimit të viteve mamaja e Andit në emisionin "Përputhen" në Top Channel, tha se takimet me Tean janë më të mirat e djalit të saj.

“Takimi me Shqipen ka qenë një provokim për Tean”, tha mamaja e tij.

Andi tha se nuk i ka takuar shumë shpesh të afërmit e tij dhe se nuk e kishte planifikuar se çfarë të thoshte mami i tij e se ishte çdo gjë e sinqertë nga ana e saj.

"Unë jetoj vetëm si jashtë shtetit dhe tani në Shqipëri dhe prindërit nuk i kam takuar shumë shpesh", tha Andi.

Ndërkaq mamaja e tij shtoi:

“I kam thënë ki kujdes kur del në takime me të tjera se ti e di që Tea është njëshi. Mu bë qejfi shumë se më uruan për çunin, e kanë bërë fakt të kryer tani që janë çift. Nuk e dimë se si do të jenë në fund fare por për momentin. Tea është shumë e mirë sepse e njoh Andin dhe janë pothuajse njësoj të dy”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat