Skamja ka përfshirë VIP-at e Kosovës, ja çka kanë bërë për mbijetesë

Mediale Vip

Skamja ka përfshirë VIP-at e Kosovës, ja çka kanë bërë për mbijetesë

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Viti 2020 do të mbahet në mend nga ta si një nga vitet më të këqija në karrierën e tyre. Për shkak të COVID-19, këngëtarët shqiptarë nuk i kanë fryrë xhepat me para, nga koncertet e dasmat, siç kanë bërë zakonisht. Disa prej emrave madje janë deklaruar se janë detyruar të bëjnë punë tjera, në mënyrë që të mbijetojnë.

Verën e kanë paramenduar si stinën ku do t’i rrisnin shifrat e parave që do i fitonin, por, këngëtarët kosovarë janë ‘zënë’ në befasi, pasi, nuk e fituan thuajse asnjë kacidhe.

Syri në këtë fundvit do sjell një përmbledhje të asaj se çka ka ndodhur me këngëtarët tanë, që nga fillimi i pandemisë.

Ishte muaji mars kur në Kosovë u paraqit rasti i parë me COVID-19 dhe menjëherë shteti shkoi në mbyllje totale, duke i anuluar çdo aktivitet të mundshëm.

Në këto aktivitete, bënin pjesë edhe dasmat e ahengjet familjare. Thuajse të gjithë menduam se bëhet fjalë për një periudhë të shkurtë, por, kur vera erdhi, këngëtarët ishin ata që filluan ta ndjenjë më shumë të nxehtit.

Sidomos në pjesën kur disa prej masave u lehtësuan, kurse, ahengjet nuk u lejuan, këngëtarët e gastronomët nisën të ‘shpërthenin’ me akuza për shtetin, protesta e mosshërbime për qeveritarët me kafe.

Madje, gjendja shkoi deri në atë pikë sa Labi të thoshte “S’ka virus” e ky mendim i tij të duartrokitej nga kolegët e tij!

Nejse. Vera po vinte, e lajmet që do lejoheshin dasmat i gëzonin këngëtarët, por, ky gëzim u mbetej në fyt kur u dilte krejt e kundërta.

Media shpesh ka sjell rrëfime të këngëtarëve të cilët shprehnin mllefin, por, edhe shpresën se një ditë do bëhej mirë, e do u riktheheshin në realitetin e ëndrrave.

Mirëpo, kjo shpresë u mbeti në ajër.

Vera po shkonte, këngëtarët ishin pa koncerte, pa dasma dhe pa asgjë, duke bërë që xhepi i tyre të bëhej më i varfër.

Në muajt e vjeshtës, në fillim, rastet pozitive me COVID po binin, e shpresa për lehtësim akoma më të madh të masave po rritej.

Por, edhe kjo shpresë nuk u bë realitet për ta.

Kjo se, në muajin nëntor rastet u rritën shumë dhe kështu dështuan edhe koncertet e dimrit, si në Kosovë, ashtu edhe në Diasporë, atje ku këngëtarët kosovarë ‘prenë’ pare.

Nga ana tjetër, as këngëtarët as gastronomët nuk ndaluan kërkesat e tyre që t’u lejohet bile mbajtja e koncerteve të vogla nëpër lokale.

Ndonëse në masat e reja të miratuara javë më parë parashihet që në një lokal të marrin pjesë vetëm 50 persona, për festat e fundvitit kanë nisur disa organizime ditore nëpër lokale, duke u respektuar orari, por, jo edhe distanca që duhet të jetë apo edhe numri i personave të lejuar!

Të paktën kështu po shihet në disa video që vet këngëtarët po i hedhin në rrjetet sociale.

Sidoqoftë, duke e përmbyllur këtë vit të keq për ta, me gjasë urimi i estradës shqiptare për 2021 është që raste të ketë më pak dhe të mund t’i rimbursojnë humbjet e këtij viti me këndime nëpër dasma e koncerte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat