Olta Gixhari na tregon portretin e partnerit të saj

Mediale Vip

Olta Gixhari na tregon portretin e partnerit të saj

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 10:57
Olta Gixhari

Olta Gixhari është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën e saj sentimentale.

Dhe pse tashmë është bërë nënë, këngëtarja deri më tani është kujdesur mirë,  që të mos zbulojë portretin e babait të djalit të saj.

Së fundmi, edhe Olta Gixhari u bë pjesë e sfidës “Show me a photo of”, ku ndjekësit përfituan nga rasti t'i kërkonin asaj foto me partnerin 'misterioz'.

Kërkesat ishin të shumta, dhe duket se këngëtarja më në fund u bind të ndante një foto me partnerin e saj, me të cilin bashkëjeton prej vitesh dhe  ka dhënë dhe titullin 'baba'. 

Për herë të parë, aktorja nuk e mbuloi fytyrën e partnerit.

Gjatë kësaj sfide, Olta, përveç portretit, gjithashtu zbuloi suprizën më të bukur që i ka bërë partneri, një fluturim ‘skydiving’.

Image

 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat