Pas betejës së gjatë me Covid-19, ndërron jetë babai i Gentian Zenelajt

Mediale Vip

Pas betejës së gjatë me Covid-19, ndërron jetë babai i Gentian Zenelajt

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 07:04
Gentian Zenelaj

I ati i aktorit të njohur, Gentian Zenelaj, ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur ta mposhtë virusin e tmerrshëm. Lajmin e ndarjes nga jeta e ka dhënë vetë Zenelaj në profilin e tij publik.

Aktori shkruan se, për fat të keq, i ati nuk e ka fituar dot betejën me koronavirusin, ndonëse ka luftuar gjatë me të.

“Me hidhërim të thellë, njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim, Rexhep Zenelaj, pas një beteje të gjatë me Covid-19. Ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju. Zoti ju bekoftë…” – shkruan Zenelaj në llogarinë e tij sociale duke lajmëruar edhe për ceremoninë mortore të të ndjerit.

Ngushëllime familjes për këtë humbje të parakohshme!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat