Jessie J diagnostikohet me sëmundjen e Meniere

Mediale Vip

Jessie J diagnostikohet me sëmundjen e Meniere

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 18:54
Jessie J

Këngëtarja dhe tekstshkruesja amerikane, Jessie J, ka bërë të ditur së fundmi se vigjiljen e Krishtlindjes e ka kaluar në spital pasi kishte një problem shëndetësor.

Ajo tregoi se humbi papritur dëgjimin në njërin vesh dhe se kishte vështirësi në lëvizje.

Artistja ndau me ndjekësit në Instagram shqetësimet e saj shëndetësore, ku shpjegoi simptomat që pati dhe në momentin kur shkoi në spital, u diagnostikua me sëmundjen Meniere.

“Kur u zgjova në mëngjes ndjeva sikur nuk dëgjoja asgjë nga veshi im i djahtë. Më pas vura re që nuk mund të ecja dot drejtë. Më thanë që vuaja nga Meniere. E di që shumë njerëz vuajnë nga ajo dhe kam marrë shumë këshilla prej tyre, gjithsesi kisha vendosur që ta mbaja për vete. Tani është hera e parë që flas për të”, ka thënë Jessie J.

Në një nga postimet tjera që bëri në rrjete sociale, zeshkania theksoi se ishte duke parë serialin “The Queen’s Gambit”, gjersa mbante një gisht në veshin nga i cili nuk dëgjon, ndërkohë që e kishte parë një seri katër herë pasi nuk mund të përqëndrohej dhe i duket sikur dëgjon gjatë gjithë kohës zhurmën e një tharëseje flokësh.

Por, çfarë është dhe cilat janë simptomat e sëmundjes së Meniere?

Sëmundja e Meniere është një shkak i marramendjes, marramendje e rëndë që shkakton ndjenjën e mosbalancimit. Një çrregullim i veshit të brendshëm dhe sistemit limfatik që nuk kuptohet plotësisht dhe zakonisht prek vetëm një vesh.

Simptomat e sëmundjes së Meniere përfshijnë:

marramendje

tringëllimë në veshët

luhatje e humbjes së dëgjimit

dhimbje ose presion në vesh

neveri dhe vjellje

djersitje

dhimbje koke

dhimbje barku dhe diarre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat