Beyonce dhe Adele paralajmërojnë bashkëpunimin e shumëpritur

Mediale Vip

Beyonce dhe Adele paralajmërojnë bashkëpunimin e shumëpritur

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 14:41
Beyonce dhe Adele

Dy prej emrave më të njohur në glob duket se do të sjellin dhuratën e shumëpritur për fansat e tyre.

Bëhet fjalë për Adele dhe Beyonce, të cilat prej vitesh kanë qenë nën shënjestrën e pyetjeve rreth një bashkëpunimi mes tyre, duke qenë se dashuria e Adele për këngëtaren e “Formation” është treguar disa herë dhe e anasjellta.

Mirëpo, koha e publikimit po afrohet.

Fillimisht, kanë qenë producentët e Grammy Awards, të cilët kanë konfirmuar se Adele do të jetë prezente në ceremoni, por edhe Beyonce do të performojë në 31 janar.

Sakaq, burime pranë dyshes tregojë se dyshja kanë gati këngën dhe videon, por jo vetëm. Ato kanë regjistruar edhe një performancë virtuale që do të transmetohet gjatë ceremonisë së Grammys më 31 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat