Gjërat po bëhen serioze!

Mediale Vip

Gjërat po bëhen serioze!

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 06:41
AP Rocky, Rihanna

Rihanna ka nisur një romancë të re me reperin, A$AP Rocky dhe për këtë nuk ka më pikë dyshimi. Burime pranë dyshes kanë thënë për People se ata janë në fazat e para të një lidhjeje romantike dhe se deri më tani çdo gjë po ecën më së miri.

Ky konfirmim vjen pasi Rihanna dhe A$AP janë parë duke shijuar një darkë me miqtë e tyre në New York. Këngëtarja e hitit “Umbrella” dhe artisti i “Praise The Lord” bashkëpunuan në fillim të këtij viti me njëri-tjetrin për një fushatë promovuese për linjën e “Fenty Skin” të Rihanna-s.

Pas projektit të përbashkët ata dhanë dhe një intervistë me njëri-tjetrin dhe A$AP Rocky u shpreh se pjesa më e vështirë e bashkëpunimit ishte se ai nuk mund të fokusohej dhe të qëndronte serioz para këngëtares.

Ndërkohë, duket se gjërat mes tyre po nisin të bëhen akoma më serioze.

Mediat e huaja shkruajnë se Rihanna e ka ftuar reperin në Barbados, në vilën e saj private, ku po kalojnë edhe Krishtlindjet.

Asap Rocky është parë në aeroport me valixhe, ndërsa miqtë e këngëtares kanë treguar se ajo është shumë e lumtur për këtë marrëdhënie të re.

Reperi dhe këngëtarja janë miq prej shumë kohësh tashmë. A$AP Rocky ka marrë pjesë në turneun botëror “Diamonds” të Rihanna-s në vitin 2013-të dhe reperi ka bashkëpunuar në këngën “Cockiness” të artistes.

Rihanna i dha fund lidhjes me të dashurin e saj, miliarderin Hassan Jameel në muajin janar të këtij viti dhe më herët ka qenë në marrëdhënie me disa personazhe të tjerë të njohur si Drake, Chris Broën etj. Nga ana tjetër, A$AP Rocky ka qenë në lidhje me Kendall Jenner, Daiane Sodre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat