“Parameno”, kënga më e re nga Buraku

Mediale Vip

“Parameno”, kënga më e re nga Buraku

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 11:54
Burak Vehapi

Si shumë nga artistët e tjerë shqiptarë, edhe Burak Vehapi nuk e ka përmbyllur vitin 2020 pa një projekt të ri muzikor.

Ai së fundmi prezantoi këngën e re “Parameno”, të cilën e ka promovuar në programet festive të Vitit të Ri.

Tekstin dhe muzikën e këngës e ka realizuar kompozitori i njohur Ilir Berani, ndërsa për orkestrimin është përkujdesur producenti Bini Diez.

Buraku nga Grupi Fama vjen me një paraqitje atraktive skenike dhe besohet se kjo do pritet mirë edhe nga publiku.

Projekti në anën tjetër është i disponueshën në platformën YouTube në kanalin e Xixa Music.

Krahas kësaj, Vehapi ka lansuar edhe disa këngë të tjera përgjatë këtij viti që u pritën mirë nga admiruesit e muzikës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat