Lori Hoxha flet për të atin dhe atë që fshihet pas kopertinës!

Mediale Vip

Lori Hoxha flet për të atin dhe atë që fshihet pas kopertinës!

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 09:16
Lori Hoxha

Ndonëse numëron rreth 866 mijë ndjekës në Instagram dhe është një nga blogeret më të mira shqiptare, Lori Hoxha është shumë, por shumë e rezervuar rreth jetës private.

Atë e shohim rrallë nëpër intervista dhe kjo e fundit është një nga të paktat. Duke qenë se sapo ka lançuar linjën e saj të veshjeve, bukuroshja bjonde ka ditë që është në qendër të vëmendjes.

Sot ajo ka dhënë një intervistë për Top Albania Radio, ku ka folur rreth shumë detajeve interesante, madje edhe për të atin e ndjerë. Lori ka treguar se vdekja e tij e ka mësuar me humbjen që në moshë të vogël, dhe e ka bërë më të fortë, duke e ndërtuar si karakter.

E teksa flet për tri gjërat që kanë shënuar atë shpirtërisht, përveç humbjes së babait, përmend lindjen e Londonit dhe zhvendosjen në Londër.

Lori thotë se personi me të cilin grindet më shumë, por pa të cilin nuk bën dot është Sara, teksa përmend si një nga gjërat që do bënte ndryshe po të mund të kthehej pas në kohë faktin se s’do kthehej në Shqipëri 18-vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat