William dhe Kate, një kartolinë për Krishtlindje…

Mediale Vip

William dhe Kate, një kartolinë për Krishtlindje…

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 15:00
William dhe Kate

Është një imazh i përkryer dimëror; të ngroh dhe të çlodh me pafajësinë e fëmijëve dhe buzëqeshjet e tyre.

Kate Middleton dhe princi Uilliam kanë publikuar në rrjetet sociale kartolinën e Krishtlindjes dhe për këtë rast kanë zgjedhur një luk të thjeshtë, në stil country, me tonalitet të kafes, me një tufë drush zjarri të stivosur në sfond.

Atmosfera është shumë familjare, e ngrohtë dhe plot harmoni. Pikërisht mesazhi që dukët e Kembrixhit donin t’u transmetonin nënshtetasve. Protagonist i edicionit 2020, është ai që ka lindur i fundit. Lui i vogël, që deri më tani ka qenë i lidhur me rolin e të tretit në radhë. Por, me buzëqeshjen e tij spontane dhe të parezistueshme, ai është bërë epiqendra e kartolinës mbretërore.

Gazmor dhe çapkën, ai rrëmben menjëherë simpatinë e kujtdo që e sheh. Lui është në qendër të kartolinës, diku mes babait Uilliam dhe Mamasë Kate. Ai ka pranë tij, princin Xhorxh, më i pozicionuar dhe serioz ndërsa në prehrin e të ëmës është ulur Charlotte, që e përshkon objektivin me sytë e saj të mprehtë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat