Pa motrën duke u puthur me Saimirin, Albana flet pas largimit nga ‘Love Story’

Mediale Vip

Pa motrën duke u puthur me Saimirin, Albana flet pas largimit nga ‘Love Story’

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 06:34
Ilustrim

Saimiri e kishte zgjedhur të preferuarën e tij mes dy motrave dhe këtë javë, kjo mori përgjigjen përfundimtare, sepse sërish zgjodhi të kishte një takim të gjatë privat me Silvanën.

Të dy u takuan në vilën e 33-vjeçarit, ku ndryshe nga takimet e para, kësaj here nuk kanë munguar puthjet në buzë, prekjet dhe takimet nëpër cepat e shtëpisë.

Ky afrimitet mes tyre solli edhe vendimin e Albanës për t’u larguar nga spektakli, pasi motrat i kishin premtuar njëra-tjetrës që në momentin kur Saimiri pëlqen njërën më shumë, tjetra do të tërhiqet.

Në një intervistë për “Daily Love Story”, Albana ka folur pas spektaklit, duke u shprehur se e mbajti fjalën e dhënë.

“Më në fund më hoqët qafe. Mua ma ka treguar Silvana që në momentin që e ka bërë takimin. Isha e vetëdijshme. Vendimi është marrë që në momentin që është bërë takimi. Por doja ta thoja live, sepse ishte e drejtë ta thonim live. Unë fjalën që dhashë e zbatova”,- tha ajo.

Ndërkohë, Silvana ka komentuar puthjen e saj me Saimirin, duke theksuar se nuk ishte thjesht diçka fizike.

“Ishte shumë bukur. Shumë mirë. Ndjesi shumë të mira. Nuk është se ne dhamë puthjen dhe u dashuruam me njëri-tjetrin. Unë do shoh se si do sillet ai në vazhdim dhe do bëj ato llogaritë e mia. Nuk ishte vetëm puthje fizike. Ishte afrimitet tjetër, kishte biseda, shumë ngrohtësi”,-  u shpreh ajo.

E pyetur nëse ka filluar të ndjejë për 33-vjeçarin, Silvana tha: “Të ndjesh është një fjalë e madhe. Ndjesitë e para, emocionet e para mendoj.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat