Rita Ora udhëton për në Bullgari për të xhiruar klipin e ri, pasi theu rregullat e izolimit me festën e ditëlindjes

Mediale Vip

Rita Ora udhëton për në Bullgari për të xhiruar klipin e ri, pasi theu rregullat e izolimit me festën e ditëlindjes

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 11:57
Rita Ora

Rita Ora thuhet se ka lënë Mbretërinë e Bashkuar dhe ka udhëtuar për në Bullgari për të nisur punën në një këngë të re.

Artistja e “I Will Never Let You Down”, 30 vjeçe, së fundmi kërkoi falje për rregullat që ka thyer gjatë kremtimit të ditëlindjes në një lokal në Londër.

Rita deklaroi se ‘ndihet fajtore dhe se kërkon falje’ për rregullat që theu në një ndejë së bashku me miqtë në Notting Hall.

Ajo më pas u detyrua të kërkojë sërish falje pas kthimit nga një udhëtim nga Egjipti, e që duhej të karantinohej për disa ditë.

Ndërsa tani, u raportua se biondja udhëtoi në Bullgari për një projekt të ri muzikor, sipas The Sun.

Lexo po ashtu:

Babai i Rita Orës turpëron këngëtaren për shkeljen e rregullave të izolimit për ditëlindjen e saj të 30-të

“Rita ka qenë duke u përballur me veten për gabimin e bërë, kështu që u rikthye në punë për t’i larguar disa nga gjërat”, ka thënë një burim.

“Ajo ka kaluar të shumtën e këtij viti duke punuar në projekte dhe shpreson t’i lansojë në fillim të vitit 2021, me një këngë po ashtu që do ta xhirojë në Bullgari”.

“Rita nuk dëshiron të qëndrojë në Londër këtë kohë, kështu që udhëtoi për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në mënyrë që të fillojë një vit të freskët në janar”, thuhet më tej.

Burimi thekson se ishte ‘shumë e rëndësishme’ për Ritën për të marrë ca kohë për të reflektuar.

Udhëtimi i Ritës vjen pasi inkurajoi fansat ‘të bëhen më të mirë se ajo dhe të mësojnë prej gabimeve’.

Për rregullat e thyera, Rita u qortua edhe nga prindërit, Besnik dhe Vera Ora. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat