Saimiri puthi Silvanën, Albana largohet nga ‘Love Story’

Mediale Vip

Saimiri puthi Silvanën, Albana largohet nga ‘Love Story’

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 06:46
Albana dhe Silvana

Natën e sotme u transmetua takimi i Saimirit me Silvanën, njërën nga binjaket e shumëpërfolura të “Love Story”. Gjatë takimit të tyre në vilën e Saimirit ndodhi edhe puthja e parë në këtë reality show. I vendosur, beqari i famshëm zgjodhi që puthjen e parë t’ia jepte Silvanës, duke marrë parasysh që do të humbte binjaken tjetër.

Albana dhe Silvana kishin deklaruar që prej fillimit që kur njëra prej tyre të kishte më shumë afrimitet me Saimirin, tjetra do të tërhiqej.

Albana e mbajti fjalën, pasi pa klipin e takimit të së motrës, ajo shprehu fjalët më të mira për të dy dhe vendosi të largohet nga programi.

“Siç e kemi shprehur që në fillim, unë do jem koherente. Ne e kemi thënë që në momentin që do shohim një afrimitet, tjetra do tërhiqet. Unë e kam parë këtë te motra. Unë shpresoj ta lë në duar të sigurta dhe të përfundojnë bashkë”, -është shprehur Albana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat