Kida nesër publikon këngën e re

Mediale Vip

Kida nesër publikon këngën e re

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 15:55
Orhidea Latifi – Kida

Këngëtarja shqiptare, Orhidea Latifi – Kida, prej disa ditësh ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.

Meqë gjatë këtyre ditëve solli një sërë imazhesh nga xhirimet e klipit, ajo këtë herë njofton se projekti lansohet nesër (e hënë).

Me anë të një postimi të ndarë në Instagram, Kida tregon se kënga “Drunk” publikohet në orën 23:59.

“Të hënën, a jeni gati. 14.12, 23:59 #Drunk”, ka shkruar ajo.

Kënga duket se mezi po pritet edhe nga fansat e artistes, reagimet e të cilëve ishin të menjëhershme në pjesën për komente.

Presim të shohim se çfarë po sjell tani 23 vjeçarja, pasi në një insert të shkurtër të ndarë në Instagram u prit shumë mirë nga publiku. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat