Selena i mban anën Justinit dhe Hailey-t dhe me kaq i tha të gjitha!

Mediale Vip

Selena i mban anën Justinit dhe Hailey-t dhe me kaq i tha të gjitha!

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 07:41
Selena, Justin dhe Hailey

Një fans i Selena Gomez ka marrë të gjithë vëmendjen së fundmi duke nxitur edhe fansat e tjerë të këngëtares, për të tallur Hailey Bieber në Instagram me komente të tipit: “Selena është më e mirë”.

Hailey dhe Justin janë lodhur nga këto tallje dhe në të njëjtën anë me ta po qëndron edhe vetë Selena.

“Selena, Justin dhe Hailey, janë të tre të lodhur nga këto tallje e komente. Është e lodhshme për të gjithë dhe ata duan që fansat të kuptojnë faktin që Selena dhe Justin nuk janë më bashkë”, tha një burim pranë tyre.

Qëndrimi që Selena po mban ndaj këtyre komenteve tregon se ajo dhe Justin kanë mbetur miq pas ndarjes së tyre të bujshme e mesa duket edhe me bashkëshorten e tij, Hailey-n, ajo ka një marrëdhënie të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat