Sot festë e dyfishtë në familjen e deputetes Blerta Deliu

Mediale Vip

Sot festë e dyfishtë në familjen e deputetes Blerta Deliu

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 10:05
Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu është deputetja më e zëshme në Kuvendin e Kosovës.

Ajo shquhet edhe si femër me stil të veçantë, ku gjithnjë kujdeset që të duket në top formë.

E sot, në këtë ditë dhjetori është festë e dyfishtë në familjen e saj, për shkak se ka ditëlindjen ajo dhe vajza e saj, Tana.

Duke publikuar një imazh bashkë me vajzën, ajo shkroi fjalët me emocionuese që ekzistojnë.

Postimi në Facebook:

“Unë edhe Tana sot festojmë ditëlindjet. Unë po rrumbullakësoj 40, ndërsa Tana 12.
Këto 12 vitet e fundit ne të dyja jemi rritur së bashku. Më ka plotësuar në mënyra që nuk i kam imagjinuar, si nënë, si grua, si aktiviste.
Sot, Tana është shoqja ime më mirë, ndërsa unë jam nana ma e lumtur në botë.
Fati ka dashur që ditëlindjet t’i kemi të njëjtën ditë, dhe kështu, ajo është dhurata ime e çdo ditëlindje, tani e 12 vjet. Nuk kam mundur t’i kërkojë më shumë Zotit.
Jam tejmase falënderuese për miqtë, kolegët dhe të gjithë familjen time, por, veçanërisht për Tanën.
Prandaj, ky 40 vjetor nuk ka mundur të më gjejë më të përkushtuar dhe më të motivuar për ditët dhe punët që na presin.
Sepse, jo të gjitha sfidat kemi mundur t’i zgjidhim si shoqëri, veçanërisht për vajzat dhe gratë – e kjo, mua dhe Tanën që po hynë në adoleshencën e re, vetëm sa do të na nxisë që të punojmë akoma më shumë për një shoqëri më të barabartë, ku të drejtat e grave dhe vajzave nuk janë kuotë, por normë e përgjithshme.
E sot, unë edhe Tana po bëjmë diçka të vogël, patjetër që me dashuri të madhe për njëra-tjetrën, duke festuar ditëlindjet tona, lidhjen tonë, dhe, padyshim, ditët e mira, e pse jo edhe sfiduese, që na presin përpara.
Unë dhe Tana jemi gati – sot dhe përgjithmonë.
It’s a woman’s world. Gëzuar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat