Mozzik dhe Getinjo kopjojnë refrenin e këngës “El Chapo” nga kjo këngë e 50 Cent?

Mediale Vip

Mozzik dhe Getinjo kopjojnë refrenin e këngës “El Chapo” nga kjo këngë e 50 Cent?

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 19:25
Mozzik dhe Getinjo

Ndër emrat më të njohur të muzikës shqiptare janë edhe vëllezërit Mozzik dhe Getinjo.

Së fundmi ata lansuan projektin e ri muzikor me titull “El Chapo”, e cila u pëlqye tej mase menjëherë pas publikimit duke mledhur rreth 900.000 klikime brenda 18 orëve.

Ndërsa dihet se këngët të cilat publikohen nga artistët shqiptar shpesh herë i kemi hasur të kopjuara nga të tjerët, kryesisht me famë botërore teksa duket se kopjimi i fundit vjen nga Getinjo dhe Mozzik në refrenin e pjesës së dytë të këngës “El Chapo”.

Lajmi.net ka siguruar këngën të cilën ata ia kopjuan refrenin, ajo është nga 50 Cent me titullin “Many Men”.

Këngë kjo e lansuar nga 50 Cent në vitin 2003 është pjesë e albumit “Get rich or die tryin`”.

Më poshtë gjeni dy projektet muzikore krahas njëri tjetrit duke ju dhënë mundësinë të dëgjoni dhe shprehni mendimin tuaj se a ju duket kopjim pjesa e refrenit apo jo.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat