Rita Ora mesazh të rinjve që mos t’i thyejnë rregullat

Mediale Vip

Rita Ora mesazh të rinjve që mos t’i thyejnë rregullat

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 15:52
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, u ndje e turpëruar kur përfundoi e përfolur në të gjitha mediumet britanike, për shkeljen e rregullave antiCovid që kishte bërë.

Ajo organizoi një festë me shumë të ftuar për ditëlindjen e saj të 30-të në një restorant në lagjen Notting Hill të Londrës – festë kjo e cila u ndërpre nga policia.

Rita ka kërkuar falje publike për veprimet e saj të pamatura, teksa edhe ka paguar një gjobë në vlerë 10 mijë funte, si dënim për rrezikun që shkaktoi.

Tani ajo në një intervistë për The Sunday Times, ka rrëfyer se si u ndje gjatë kësaj jave, ku ka ndërprerë të gjitha aktivitetet e saj, shkaku i turpi që ndjeu.

“Ndërsa e kuptoj që fjalët apologjetike të një ylli të popit nuk mund të kenë shumë peshë, veçanërisht dikush që ka thyer rregullat si unë, unë e kuptoj që disa mund të kërkojnë të ndjekin shembullin tim”, ka thënë këngëtarja shqiptare për The Sunday Times.

Ajo gjithashtu u ka dhënë një mesazh të gjithë të rinjve që të mos i thyejnë rregullat sikur ajo, sepse nuk është një shembull i mirë për t’u marrë marrëzia e saj e fundit.

“Mesazhi im për ta është i thjeshtë: Ju lutem mos. Faji dhe turpi që kam mbajtur këtë javë për gabimin tim nuk ia vlen. Në vend të kësaj, vazhdoni të dëgjoni këshillat e qeverisë dhe zërat e heronjve të NHS-së (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Angli) dhe të merrni masat e nevojshme paraprake”, ka thënë Rita Ora.

Përgjatë intervistës, shqiptarja ka kujtuar gjithashtu edhe se sa e vështirë ishte shpërngulja e familjes së saj nga Kosova në Britani të Madhe, ku për një jetesë më të mirë të familjes, babai i saj kishte punuar në tri punë, gjersa shprehet e lumtur që tani ka mundësinë që t’ua shpërblejë mundin prindërve të saj, duke u mundësuar atyre sot një jetë milionëshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat